subota, 16. kolovoza 2008.

"Si t`i shërojm sëmundjet e Zemrës???"

„A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).

-Cdo trup kur sëmuret i nevojitet shërrim.Pasojat e mosmbajtjes se pastërtis së trupit,janë sëmundje të ndryshme të trupit, kjo mvaret nga pesha e papastërtisë. A pasojat e mosmbajtjes së pastërtisë së zemrës janë sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojn gjendje të keqe edhe në këtë botë edhe në botën e ardhëshme.
„Janë ata që All-llahu nuk deshi t`ju pastrojë zemrat(prej kufrit).Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.(El-Maide:41)

-Si shërohen sëmundjet e zemrë këtë më së miri na tregon Kur`ani, duke na dhënë raste të ndryshme të Pejgamberëve dhe besimtarëve.Që njeriu të mbrohet prej sëmundjeve të zemrës, shpirtit të vet dhe shejtanit, i cili zgjuar e përcjell, duhet të kërkoj ndihmë prej All-llahut, të qëndroj larg injorantëve dhe gabimtarëve të mëdhenj, e të shoqërohet me njerëz të ditur e të devotshëm.Megjithatë, që njeriu ta arrijë atë duhet të jetë durimtar dhe gjithmonë i pregaditur.
„Nuk është e barabart e mira dhe e keqja. Andaj,(të keqen) ktheje ne mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë.(Fussilet:34,35)

Përkundër durimit dhe qetësisë, hidhërimi dhe nervoza janë vese të shejtanit dhe kurdoqë shfaqet hidhërimi, shejtani e fut mendimin e vet sepse njeriu ne realitet atëherë kërkon mbrojtje nga shejtani e jo nga All-llahu xh.sh.
„Vërtet,ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.Mbizotërimi i tij është vetëm mbiata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.(En-Nahl:99,100)

Shejtani dominon tek ato që kërkojnë ndihmë dhe të cilët i nënshtrohen sepse All-llahu i`a ka lejuar t`i mashtroj ato që e ndjekin.
„Iblisi tha: „O Zoti im, për shkak që më përzune(më largove), unë do t`ua zbukuroj(të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t`i largojë nga rruga e drejtë! „Përvec robërve të Tu të cilët i ke bërë të sinqertë.Madhëria e Tij Tha: „Kjo është rruga Ime e drejtë(e qartë).Se t`i ndaj robërve të Mi(të sinqertë) nuk ke kurrfarë force(as fizike as mendore), përvec atyre të humburve që vinë pas teje.(El-Hixhr:39-42)

Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit, duke kërkuar në të shpëtim(strehim).Dikush që konsumon alkoolin,vepron atë që është rreptësisht e ndaluar, e din se është haram dhe e dëmshme, pa dyshim se e ndjek shejtanin derisa e kryen atë punë.Shumë prej nesh shkojnë për pushime për t`u qetësuar, i kurojnë sëmundjet e tyre te doktorët më të famshëm, por vallë sa prej nesh ka që mundohen të kurojnë sëmundjet e brendshme të zemrave të tyre?
Sot ne i japim më shumë rëndësi pamjes së jashtme të trupit, kurse në kohën e Pejgamberit s.a.u.s. muslimanët preokupoheshin më shumë për pastërtin e zemrës.
Qysh të vegjël, ne e dim që këmba është për të ecur, dora për të prekur, syri për të parë etj. Po zemra vallë c`farë funksioni ka? Përvec funksionit që e dimë, që është furnizimi i trupit me gjak, zemra ka dhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm që është njohja e All-llahut të Madhërishëm, të ndjejë mall për Të dhe të dallojë të, mirën nga e keqja.
Ka njerëz që qysh kur mbushin moshën e burrërisë dhe deri në pleqëri vazhdojnë me gjynahe. Si mendoni, si mund të jetë zemra e tyre? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an duke përshkruarr zemra të tilla:
„Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre u`a mbuluan“.(El-Mutaffifin“14)

Mbrojtja më e mirë prej shejtanit është drejtësia, gjithmon dhe në cdo vend, nëse është edhe kundër nesh, ashtu si na ka mësuar edhe Pejgamberi s.a.u.s sepse shejtani vjen dhe e përcjell atë njeri që nuk e flet të vërtetën.

„A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).






Nga:Amra XHEMAILI...

ponedjeljak, 7. srpnja 2008.

"Zejnul ibnu Hejthemi në kasiden e tij me emër "Vdekja" thotë :


Nuk është i huaj ai që është në kurbet.
I huaj është i qefinosuri pa jetë.

Më lini që të vajtoj veten time.

Ta kaloj jetëm me ibadet e mësime.

Më lini që ti derdh lotët e mi.

Me shpresë se një pikë e tyre t`më bëj dobi.

Unë jam ai që drejT gjynaheve vrapon.

Duke e ditur që syri i Zotit më vështron.

Ah,i mjeri unë !

Si të largohem me kaq gjynahe shumë ?

Më sollën një doktor

Që të më kurojë

Por sot doktori dobi s`mund të më bën.

Pas meleku shpirtin ka ardhur për të ma marrë

Pa të keq e shkul nga cdo pjes e gjallë.

E nxorri shpirtin tim me dhimbje shumë

Shijen e hidhur të tij në fyt e ndjeva unë.

Njerëzit më të dashur filluan të shpejtojn

Trupin tim ta lajn dhe ta pastrojn

Më erdhi një njeri me ujë e sapun

Dhe rrobat mi hoqi sa turp kisha unë

E hodhi ai ujin sipër trupin tim

Pastaj më mbështolli mua me qefin

Në krah më mbajti mua me nxitim

Sumë njerëz kishin ardhur për respektin tim

Në një vend të lartë mua më rregulluan

Për të falur xhenazen njerëzit u rreshtuan.

Ma falën xhenazen pa sexhde as ruku,

Ju lutën Zotit që mua t`më fal.

Ngadalë më zbritën në varrin tim.

Njëri prej tyre më këndoi talkin.

Fytyrën ai ma zbuloi

Dhe lotët i rrodhën mua kur më kujtoi.

Me dhè varrin tim sic e mbuluan

Në vetmi më lanë,të gjithë u larguan.

Në errësirën e varrit nuk kam shoqëri

As nënë,as babë por jam në vetmi.

Melekëve të varrit c`farë t`ju them unë,

Mbi këtë cështje jam i frikësuar shumë.

Tre pyetje nga unë duan ata sot.

Kush është Zoti,Feja dhe Pejgamberi jot ?

Mjaft me gjynahe, Oti shpirti im,

Largohu nga zemërimi i Zotit tim.

Pendohu dhe punë të mira puno,O NJERI,

Nëse do që të shpërblehesh në jetën e varrit, "TI."

"Lidhur me ato që bëjnë gabime nga - Abdull-llah ibnu Abbasi - " :

1. O ti që bën gabim! Mos mendo se do të shpëtosh nga dënimi për gabimin tënd, dije se pasojat e gabimit janë më të mëdha se sa vetë gabimi që e ke bërë.

2. Vërtet,nga mosturpërimi nga ata engjujt që i ke në krahun e djatht dhe të majtë kur ti bën gabim,aspak nuk është mëkat më i vogël se gabimi që bën.


3. Vërtet ti qesh kur bën gabim por ti nuk e di se c`far do të sjell Alll-llahu më rëndë se vetë gabimi që ke bërë.


4. Gëzimi yt për gabimin e bërë në castin kur ta bësh atë,është mëkat më i madh se sa vetë gabimi që ke bërë.


5. Vërtet dëshprimi yt për gabimin kur të ka shpëtuar pa e bërë ,është më i rëndë se vet gabimi.


6. Vërtet ke frikë nga era kur ta zbulon fshehtësinë,ndërsa ti po bën gabim me qenien tënde,nuk të tronditet zemra nga shikimi i All-llahut,gabim ky i cili është më i rëndë se gabimi i bërë.

"A e duam Pejgamberin s.a.v.s. më tepër se vetveten??


-Si filim dua që cdonjëri t`ia parashtroj vetes k`të pyetje: A e duam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? Cdokush le t`ia parashtroj vetes k`të pyetje.Nëqoftëse përgjigjesh ,po e dua Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem),atëher duhet ta dish se dashuria ndaj tij ka disa detyrime.Pra se ta shfaqësh dashurinë tënde ndaj Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)pyete veten: A e përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)? A e praktikon atë që ai ka urdhëruar? A I jep përparësi urdhërit(porosive)të Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) apo mendimeve dhe dëshirave tua? Etj…

Lexues I nderuar! A edin ti se kur muslimani përshëndet me selam Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)All-llahu i`a kthen shpirtin Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) që t`I kthej selamin atij që e përshëndet.Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë:”Kur muslimani më përshëndet me selam All-llahu ma kthen shpirtin që t`ia kthej selamin.”(Transmeton Ebu Davudi). Kur ti thua: “Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”,një melek shkon te Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe I thotë: “filani,I biri I filanit të përshëndet me selam.”
Vallë!!!Ti a nuk don që të pranosh``selam``nga Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)më I dashuri I All-llahut? Në realitet kështu duhet të jenë lidhjet tona me të Dërguarin e All-llahut,lidhje të forta e të qëndrueshme.

Lexues I nderuar! Athua,nuk e meriton I Dëguari I All-llahut që ta duam më shumë sesa fëmijët,bashkëshortet,vetveten dhe sesa të gjithë botën dhe gjithë cka në të?Përcillet nga Enesi që thotë: Pejgaberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk do të jetë besimtar dikush nga ju përderisa unë të jem më I dashur tek ai se sa prindërit e tij,fëmijët e tij dhe se të gjithë njerëzit.(Buhariu).Shih se sa të nevojshëm do të jemi për Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) Ditën e Gjykimit,kur për herë të parë dotë takosh Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe me lejen e tij do të pish nga burimi I pashtershëm “KEUTHERI” dhe pas kësaj nuk do të shtohet etja kurrë.
Thuaj vetes,”o vetja ime”deri kur kështu,deri kur do të vazhdosh që të lësh anash dashurin ndaj të Dërguarit,deri kur do t`u japësh përparësi epsheve? Përderisa ai të mos jetë më I dashur edhe se prindërit,fëmijët,pasuria,vetvetja dhe se gjithë njerëzit,kjo do të thotë se nuk është I plotësuar besimi.

Të ndalemi te një tregim: “Një here Omer ibën Hattabi ishte duke ecur me Pejgamberin(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), deshi t`ia zbusë zemrën Omerit r.a. dhe e kapi për dore dhe vazhduan të ecin.Omerit r.a. iu dridh trupi nga ky gjest që bëri Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe I tha: O I Dërguari I All-llahut,unë të dua ty më tepër se cdo gjë,përvec vetes sime. Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) I thotë:” Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im,derisa të jem më I dashur edhe se vetja jote”. Mendo rreth kësaj.Pejgamberit(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) nuk u pajtua me Omerin r.a. ndaj tij derisa atij nuk i`u ndryshua zemra,ajo tregon drejtësin dhe qartësinë e të folurit dhe u deklarua se Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është më I dashur te Omeri edhe se vetja. Omeri r.a. nuk foli derisa nuk e vërtetoi se pse duhet që Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të jet më I dashur edhe se vetja.Kur atij ju kujtua Dita e LLahtaris së Madhe(Dita e Gjykimit) dhe për cilin do të ket nevojë atë ditë,pastaj i`u kujtua Xhenneti ku nuk do të mund të hyjë me veprat e veta pos me dashurinë ndaj Pejgamberi(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu bë e qartë se për të do të ket më tepër nevoj,prandaj edhe e deshi më shumë se veten.


“MBJELL NË CDO SEKOND NJË TESPIH,NË CDO MINUT NJË IDE, NË CDO ORË NJË VEPËR”…<Aid el-Karni>



Nga: Amra XHEMAILI( I-A)

četvrtak, 3. srpnja 2008.

"Edukata Islame"

Edukimi është një formë e veçant,e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posacme,sepse në qoftëse njeriu nuk merr edukatë,ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtuqë të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona.Ne e sajojm njeriun që kur të rritet,ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë. Prindërit janë shkakëtar që sjellin fëmiun në k`të botë,prandaj ato janë të detyruar që përvec ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmiun e tyre me arsimim,edukatë të pergjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte: ”Është dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijt e vet dy jetë:atë që u takon vetë bijëve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët.” “Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar..”Fëmijët janë pasqyrë e prindërve,nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejn thënë shkurt mosedukim le të kthehen dhe ta edukojn veten duke lexuar libra të vecanta per edukimin e femijve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi.(O njeri,që e pandeh veten për njeri,lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtërat e femijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojn ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se cdo gjë kur të shtohet lirohet përvec edukatës e cila saherë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë.Bujaria,mëshira dhe durimi janë vityte të njeriut të edukuar mirë thotë(Hasan el-Basri,në librin e tij”NDJEJ SHUSHURIMëN MIKUN NUK E SHOH”) D.m.th. Njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujaris,mëshirës dhe durimit.Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd,gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht “Edukata Islame”.Islami sot ka nevojë pë student të suksesshëm në mësime,ka nevojë pë shkenctar që të ndikojn në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni(jetoni) me nderime,respektime të ndërsjellta,mbjelle tek fëmiu yt edukatëndhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të vecant sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.All-llahu në Kur`anin famëmadh thotë:“O besimtar ! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojn në frymën islame dhe i udhëzojn të kryejn vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hekur një përgjegjësi të madhe.Në të kundërtën,i pret dënimi i All-lllahut xh.sh. Dihet se cdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz(trashëgim).Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi(Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë:”Babai nuk mund ti dhuroj fëmijës së tij dicka më të mirë sesa edukata e mirë” , “Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe.E kush ka fëmijë të mirëedukuar nuk duhet t`i frikësohet varfëris në pleqërin e vet.Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë.” Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqert është prejardhja e tij(Hasan el-Basri).Fëmiu është një pupël në shkretëtir që era e lëviz....Ibn Kajjimi thoshte: “O ti me vullnet të dobët.Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet.U therr në k`të rrugë Jahja,u sharrua me sharr Zekerijahi,u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) kurse t`i kërkon Islam të kollajt dhe të leht që të të vijë te këmbët !!!

Nga:Amra XHEMAILI-(I-a)